Ndërlidhjet

Jahjaga priti presidenten e Maltës


Prishtinë, 16 shkurt 2016.
Prishtinë, 16 shkurt 2016.

Me ftesë të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, presidentja e Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, po qëndron sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Presidentja e Maltës është pritur nga homologia e saj në sheshin “Ibrahim Rugova”, ku të dy presidentet kanë parakaluar para Gardës Ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë takimit mes dy presidenteve, sipas një komunikate të lëshuar nga Presidenca e Kosovës, është diskutuar “për marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maltës, intensifikimin e tyre në fusha të interesit të përbashkët, në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik dhe të investimeve, si dhe për përkrahjen që Malta mund t’i japë Kosovës në procesete integrimit në BE dhe në organizatat ndërkombëtare”.

Pas takimit, dy presidentet kanë mbajtur konferencë para gazetarëve.

“Me Presidenten e Maltës biseduam për një varg çështjesh të interesit të përbashkët për të dyja vendet tona dhe në veçanti për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve në fushën e ekonomisë dhe të investimeve. Kosova ka potenciale dhe resurse të mëdha dhe Republika e Maltës, si një vend anëtar i Bashkimit Evropian, mund të bëhet një partner i rëndësishëm dhe strategjik i saj dhe kjo do të ndihmonte të dyja vendet në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre dhe në zhvillimin e përgjithshëm”, citohet të ketë thënë presidentja Jahjaga.

XS
SM
MD
LG