Ndërlidhjet

Azerbajxhani nuk kufizon prodhimin e naftës


(©Shutterstock)
(©Shutterstock)

Azerbajxhani ka refuzuar t’iu bashkohet prodhuesve globalë të naftës, Arabisë Saudite dhe Rusisë, në ngrirjen e prodhimit të naftës, me qëllim parandalimin e rënies së mëtejshme të çmimeve.

“Nuk planifikojmë të ngrijmë prodhimin e naftës”, ka thënë Ministria e Energjisë e Azerbajxhanit përmes një deklarate të shkurtër.

Arabia Saudite, Rusia, Katari dhe Venezuela janë pajtuar të martën që të ngrijnë prodhimin në nivelin e janarit, në përpjekje për të stabilizuar tregun e mbifurnizuar.

Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm në muajt e fundit.

Ato kanë rënë për 70 përqind nga kulmi i tyre prej 116 dollarësh për fuçi në qershor të vitit 2014.

Rënia ka ndodhur për shkak të prodhimit të shumtë dhe kërkesave të vogla.

Ministri i Naftës i Arabisë Saudite, Ali al-Naimi, ka thënë se ngrirja e çmimeve në nivelin e janarit është adekuate për tregun.

Irani, po ashtu prodhues i naftës, ka thënë se do që të ruajë tregun e tij, por ka shtuar se “ka vend për diskutim” në lidhje me prodhimin.

XS
SM
MD
LG