Ndërlidhjet

Yatsenyuk i mbijeton votës së mosbesimit


Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk.
Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk.

Parlamenti i Ukrainës ka refuzuar mocionin e mosbesimit kundër qeverisë, pavarësisht thirrjeve të shumta brenda koalicionit qeveritar për një kryeministër të ri dhe një kabinet teknik.

Vetëm 194 ligjvënës kanë mbështetur mocionin, ndërsa për rrëzimin e qeverisë janë të nevojshme 226 vota.

Më herët, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i ka kërkuar kryeministrit Arseniy Yatsenyuk që të japë dorëheqje, duke thënë se ai ka humbur mbështetjen e koalicionit.

Qeveria e Yatsenyukut është kritikuar për ritëm të ngadalshëm të reformave dhe përballet me akuzat për korrupsion.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërcënuar se nuk do të lëshojë paratë e ndihmës për Ukrainën nëse ajo nuk kryen reformat.

XS
SM
MD
LG