Ndërlidhjet

Policia e Kosovës ndalon pesë persona


Autoritetet e rendit në Prishtinë kanë bërë të ditur se kanë shoqëruar për në stacionin policor pesë persona, te të cilët është gjetur një bidon me benzinë dhe një shkop bejsbolli.

Policia e Kosovës ka dyshuar se këto substance mund të jenë “destinuar për përdorim në një aktivitet të dhunshëm”.

Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të numrit të konsiderueshëm të qytetarëve dhe automjeteve sot në Prishtinë, ka bllokuar pjesërisht disa rrugë dhe ka ridrejtuar trafikun në disa segmente rrugore të qytetit.

Në Prishtinë është duke u mbajtur protesta e forcave politike në opozitë, Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, në kërkim të dorëheqjes së qeverisë së Kosovës.

Po sot, Kosova shënon edhe tetëvjetorin e pavarësisë së saj.

XS
SM
MD
LG