Ndërlidhjet

Austria do të pranojë vetëm 80 kërkesa për azil në ditë


Ministrja e Brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner.
Ministrja e Brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner.

Ministrja e Brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner, ka thënë se vendi i saj do të kufizojë numrin e kërkesave për azil në 80 në ditë.

Ajo ka shtuar se qeveria do të garantojë hyrjen në territorin e Austrisë për 3,200 migrantë në ditë, të cilët do të kërkojnë azil në një shtet fqinj.

“Austria është në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian nën trysninë më të madhe dhe është pranë pikës së vlimit. Kjo qëndron, për arsye se ju duhet të siguroni kufijtë tuaj nëse nuk ka zgjidhje evropiane”, ka thënë Mikl-Leitner.

Sipas saj, masa do të hyjë në fuqi të premten.

Qysh në janar, Austria ka pranuar 11,000 kërkesa për azil, ose rreth 250 në ditë.

Shumica e azilkërkuesve janë refugjatë nga Siria.

XS
SM
MD
LG