Ndërlidhjet

Limaj: Të ulemi urgjentisht dhe ta caktojmë datën e zgjedhjeve


Fatmir Limaj, foto arkivi
Fatmir Limaj, foto arkivi

Kryetari i Nismas për Kosovën, Fatmir Limaj, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që të mos thërrasë seancë parlamentare, për shkak të, siç ka thënë, qartësisë se “ky parlament nuk ka më legjitimitet dhe nuk ka kushte për të vazhduar punën normale”.

Në një postim në rrjetin social Facebook, zoti Limaj ka thënë se “çdo injorim i këtij realiteti politik, është provokim dhe veprim i qëllimshëm për ta vazhduar dhe thelluar krizën aktuale politike”.

Zoti Limaj ka ftuar në takim të gjitha subjektet politike parlamentare, për të caktuar “datën e zgjedhjeve të parakohshme”.

Thirrja e tij vjen vetëm një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, thanë se zgjedhjet do të mbahen më 10 qershor 2018.

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës ndërkaq, pritet të mbahet nesër, më 19 shkurt.

XS
SM
MD
LG