Ndërlidhjet

Tre të vrarë gjatë një sulmi në një klinikë afgane


Ilustrim
Ilustrim

Dy pacientë dhe një kujdestar janë vrarë gjatë një sulmi në një klinikë të udhëhequr nga një qendër bëmirësie suedeze në Afganistan.

Komiteti Suedez për Afganistanin (SCA) ka akuzuar ushtrinë afgane se ka kryer një sulm në një klinikë, në provincën qendrore Wardak, të mërkurën më 17 shkurt.

Në një deklaratë të publikuar më 18 shkurt, Jorgen Holmstrom, zëvendës drejtor i SCA-së ka thënë se sulmi paraqet “një shkelje të rëndë të parimeve humanitare” dhe ka bërë thirrje që për llogaridhënie të atyre që janë përgjegjës.

“Mjediset mjekësore dhe stafi mjekësor janë aty për të dhënë ndihmë për këdo që ka nevojë dhe pacientët duhet të ndihen të sigurtë, në pajtueshmëri me ligjet humanitare”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i qeverisë provinciale, Hemat, i cili sikurse edhe shumë afganë prezantohet vetëm me emër, tha se forcat speciale kanë kryer aksionin në rajonin Tangi Saidan të Wardakut dhe kanë vrarë katër kryengritës.

Ai tha se nuk ishte në dijeni për ndonjë aksion në ndonjë spital, por disa zyrtarë të tjerë provincial dhe banorë vendas thanë se spitali megjithatë ishte goditur.

XS
SM
MD
LG