Ndërlidhjet

BE-Britani: Vazhdojnë bisedimet për reforma


Kryeministri britanik, David Cameron.
Kryeministri britanik, David Cameron.

Liderët e Bashkimit Evropian janë në bisedime intensive, për të dytën ditë me radhë, në përpjekje për të siguruar një marrëveshje, e cila do ta mbante Britaninë brenda bllokut 28-anëtarësh.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se “ca progres” është bërë, por “nuk ka ende marrëveshje”.

Cameron ka kërkuar reforma të gjera të BE-së përpara një referendumi në Britani, për mbetjen ose largimin nga BE-ja, i cili pritet të mbahet në qershor.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se ka rezerva për kërkesën e Cameronit për masa mbrojtëse për vendet që nuk e përdorin euron.

Kryeministri çek, Bohuslav Sobotka, udhëheq grupin e vendeve të Evropës lindore që kundërshtojnë kërkesën e Cameronit për të kufizuar përfitimet e migrantëve të BE-së që punojnë brenda Britanisë.

Liderët e BE-së shpresojnë të parandalojnë largimin e Britanisë.

XS
SM
MD
LG