Ndërlidhjet

BE: Obstruksioni në punën e Kuvendit të Kosovës – i dëmshëm


Momenti i hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës nga ana e opozitës gjatë seancës së djeshme
Momenti i hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës nga ana e opozitës gjatë seancës së djeshme

Bashkimi Evropian thotë se dje përsëri është parë “obstruksion në punën e Kuvendit, i dëmshëm për jetën institucionale dhe për shtetasit e Kosovës”.

Mëtutje në kumtesën e mbrëmshme të BE-së, “bëhet thirrje për heqje dorë nga dhuna në çfarëdo forme dhe nga çdokush dhe për kthim të dialogut, i bazuar në parimet e qeverisë demokratike dhe opozitës demokartike, që funksionojnë brenda institucionit demokratik”.

Bashkimi Evropian konsideron se “të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i retorikës nxitëse, që vetëm e thellon ndarjen dhe dialogun e bënë më të vështirë.

Deklarata e BE-së përfundon me konstatimin se “qëllimet politike duhet të arrihen nëpërmjet procesit demokratik, në interes të popullit të Kosovës”.

XS
SM
MD
LG