Ndërlidhjet

Daçiq: Nga sulmi ajror amerikan në Libi janë vrarë dy serbët e rrëmbyer


Pamje pas sulmit ajror amerikan në Sabratha të Libisë kundër kampit stërvitor të grupit militant Shteti Islamik
Pamje pas sulmit ajror amerikan në Sabratha të Libisë kundër kampit stërvitor të grupit militant Shteti Islamik

Dy pjesëtarë të personelit të Ambasadës së Serbisë, Sllagjana Stankoviq dhe Jovica Stepiq, që ishin rrëmbyer në Libi në nëntor të vitit të kaluar, mendohet se janë vrarë nga sulmi amerikan kundër një kampi të dyshuar stërvitor të grupit militant, Shteti Islamik, ka thënë sot ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Zoti Daçiqi ka shpjeguar se informata për vrasjen e tyre i ishte dhënë Serbisë nga zyrtarët e jashtëm, por këto vrasje nuk janë konfirmuar nga qeveria e Libisë.

Zyrtarët amerikanë thanë dje se nga sulmi ajror janë vrarë dhjetëra njerëz, me gjasë edhe personi, Noureddine Chouchane, operativist i lartë i grupit militant, Shteti Islamik, që kishte kryer sulme në Tunizi.

XS
SM
MD
LG