Ndërlidhjet

SHBA: Clinton fitoi ndër demokratë, Trump ngadhnjeu te republikanët


Donald Trump dhe Hillary Clinton
Donald Trump dhe Hillary Clinton

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka fituar në garën partiake presidenciale të demokratëve në shtetin Nevada, ndërsa biznesmeni i pasur, Donald Trump, ngadhnjeu në votimet republikane në shtetin Karolina Jugore.

Senatori Bernie Sanders, pak kohë pasi kishin përfunduar votimet e kishte thirrë zonjën Clinton dhe i ka uruar fitoren.

Pasi janë numëruar 88% të fletëvotimeve, Clinton kishte 52.6%, ndërsa Sanders 47.4%.

Zoti Trump, 69 vjeçar, e ka shpallur fitoren e tij, meqë pas 87% të rajoneve të llogaritura ai kishte 33% të votave.

Të dy partitë në Shtetet e Bashkuara, Partia Demokratike dhe ajo Republikane, në muajin korrik do t’i mbajnë konventat e tyre kombëtare, ku do të shpallet i nominuari partiak për të garuar për president, në zgjedhjet që mbahen më 8 nëntor të këtij viti.

XS
SM
MD
LG