Ndërlidhjet

Siri: Nga sulmi me makinë – bombë në Homs, dhjetëra të vrarë


Pamje pas sulmit të sotëm në qytetin Homs në Siri
Pamje pas sulmit të sotëm në qytetin Homs në Siri

Një grup monitorues sirian thotë se 46 vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, nga një sulm i dyfishtë me makinë-bombë në qytetin Homs, në pjesën qendrore të Sirisë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, mëtutje tha se pjesa më e madhe e të vrarëve duket se ishin civilë.

Guvernatori i Homsit, Talal Barazi, tha se numri i të vrarëve nga sulmi i sotëm ishte 25 vetë, ka raportuar Televizioni shtetëror i Sirisë.

Qyteti Homs është pothuajse i tëri nën kontrollin e qeverisë dhe rregullisht në të ka pasur sulme me bomba.

XS
SM
MD
LG