Ndërlidhjet

Indi: Luftime të ashpra ndërmjet militantëve dhe ushtrsië në Kashmir


Një ushtar i Indisë në roje në qytetin Srinagar në Kashmir
Një ushtar i Indisë në roje në qytetin Srinagar në Kashmir

Forcat e sigurisë në rajonin Kashmir të administruar nga India, edhe sot, për të tretën ditë me radhë, po zhvillojnë luftime me militantët, të cilët e kanë shkatërruar një ndërtesë qeveritrare dhe i kanë vrarë së paku 7 vetë.

Të shtëna dhe eksplodime të fuqishme mund të dëgjohen nga një kompleks i ndërtesave afër qytetit Srinagar, derisa komandosët dhe policët e lansuan një operacion të ri sot herët në mëngjes.

Zyrtarët e sigurisë së Indisë thonë se tre prej katër militantëve, të armatosur me granata dhe pushkë automatike, mendohet se ende janë brenda në kompleks, pasi një militant është vrarë dje.

Luftimet filluan pardje, kur militantët që luftojnë kundër pushtetit të Indisë në këtë rajon të kontesuar, kanë hapur zjarr kundër një konvoji të ushtarëve të Indisë dhe depërtuan në ndërtesën qeveritare.

Më se 110 punonjës civilë të qeverisë janë evakuuar.

Dy pre tri luftërave ndërmjet Indisë dhe Pakistanit, prej pavarësisë së tyre ndaj sundimit kolonial britanik, në vitin 1947, janë bërë lidhur me rajonin Kashmir.

XS
SM
MD
LG