Ndërlidhjet

Hungari: Migrantët po përpiqen të hyjnë nga Serbia


Migrantët pasi e kaluan kufirin në Hungari
Migrantët pasi e kaluan kufirin në Hungari

Autoritetet e Hungarisë thanë sot se në muajin shkurt është shënuar rritje e numrit të migrantëve, që po përpiqen të kalojnë ilegalisht në pjesën jugore të këtij vendi nga Serbia.

Për ta penguar hyrjen e migrantëve, Hungaria pat ndërtuar pengesa me tela gjemborë, përgjatë kufirit të saj me Serbinë.

Autoritetet në Hungari thonë se prej 1 shkurtit, 1,500 migrantë janë përpjekur ta kalojnë kufirin nga Serbia dhe se 500 prej tyre janë zënë, prej datës 19 të këtij muaji.

Policia tha se shumë prej tyre ishin migrantë ekonomikë nga Maroku, Irani dhe Pakistani.

Afro 300 mijë migrantë dhe refugjatë kanë kaluar nëpër Hungari gjatë vitit 2015, para se kryeministri, Viktor Orban, i mbylli kufijtë jugorë me barriera dhe tela gjemborë në muajin shtator dhe tetor.

XS
SM
MD
LG