Ndërlidhjet

Takohet opozita siriane; Rusia e SHBA arrijnë marrëveshje të përkohshme


Ilustrim
Ilustrim

Grupi opozitar kryesor sirian është takuar më 22 shkurt në kryeqytetin Saudit, në kohën kur Uashingtoni dhe Rusia po i vazhdojnë përpjekjet diplomatike, që kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim.

Monzer Makhousa, një zëdhënës i Komitetit të Lartë të Negociatave, tha të hënën se takimi në Riad pritej që të vazhdonte për dy apo tri ditë, me grupe të ndryshme të opozitës siriane, për t’i diskutuar zhvillimet, që kur vendosën që t’i ndjekin bisedimet e paqes në janar, në Gjenevë.

Bisedimet, e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, u ndërprenë në fillim të shkurtit, përderisa forcat qeveritare të sigurisë shtynë përpara një ofensivë ushtarake, të përkrahur nga Rusia dhe Irani, kundër luftëtarëve opozitarë në Aleppo.

Bisedimet opozitare në Riad, në të cilat nuk përfshihen militantët e Shtetit Islamik, vijnë një ditë pasi sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, paralajmëroi një “marrëveshje të përkohshme” me Rusinë, për një armëpushim të pjesshëm në Siri.

Liderët e opozitës thonë se do të pajtohen me një marrëveshje nëse Moska dhe Teherani ndalin sulmet e tyre dhe regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad, lejon shpërndarjen e ndihmave humanitare në zonat e rrethuara, që mbahen nga opozita.

XS
SM
MD
LG