Ndërlidhjet

Presidenti Nishani aprovon riformatimin e qeverisë


Bujar Nishani - President i Shqipërisë
Bujar Nishani - President i Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka aprovuar emërimin e dy ministrave kyç në qeverinë e krahut të majtë të kryeministrit Edi Rama.

Javën e kaluar, Rama largoi nga pozita ministrin e financave, dhe nominoi në vend të tij ministrin e ekonomisë. Ai gjithashtu e zëvendësoi edhe postin e ministrit të ekonomisë.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e kishte shtyrë aprovimin e emërimit të ministrave të rinj deri sot (e hënë).

Kjo është zënka e fundit ndërmjet tij dhe qeverisë. Një ministër i Kabinetit qeveritar madje edhe kërcënoi se qeveria do të kërkonte largimin e Nishanit, nëse këto ndryshime nuk do të aprovoheshin deri të martën.

Nishani, i cili u zgjodh president në vitin 2012, në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, kërkoi mendimin e Gjykatës Kushtetuese, nëse mund t’i shkarkonte dhe emëronte ministrat në të njejtën kohë.

Ai shpesh i ka vonuar emërimet qeveritare, e cila është një prej kompetencave dhe fuqive që ka ai si president.

XS
SM
MD
LG