Ndërlidhjet

Komisioni i OKB-së: Krime “të shfrenuara” lufte në Siri


Homs, Siri
Homs, Siri

Një komision i Kombeve të Bashkuara ka thënë se krimet e luftës në Siri janë “të shfrenuara” dhe se forcat qeveritare dhe grupi militant Shteti Islamik vazhdojnë të kryejnë krime kundër njerëzimit.

“Shkelje flagrante të të drejtave të njeriut dhe të ligjit ndërkombëtar humanitar vazhdojnë pa u pakësuar”, thuhet në raportin e komisionit hetues të OKB-së, të publikuar të hënën.

Sipas tij, civilët mbesin “viktimat primare” dhe shpesh janë shënjestër e sulmeve të qëllimshme nga të gjitha palët.

Komisioni i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ta referojë konfliktin pesëvjeçar në Siri në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime.

Rusia dhe Kina kanë bllokuar përpjekjet e mëparshme për ta referuar konfliktin në Gjykatën e Hagës.

XS
SM
MD
LG