Ndërlidhjet

Aksident hekurudhor në Holandë, një i vdekur


Ilustrim
Ilustrim

Një tren i pasagjerëve ka dalë nga binarët në afërsi të qytetit Dalfsen në Holandë, duke lënë një person të vdekur.

Treni ka goditur një vinç në një vendkalim.

Kryetari lokal ka thënë se një person ka vdekur, por nuk është ende e qartë se sa të tjerë janë plagosur.

Treni është operuar nga Arriva, një degë e kompanisë gjermane Deutsche Bahn.

Në fillim të këtij muaji, njëmbëdhjetë veta kanë vdekur dhe mbi 80 janë plagosur pasi dy trena udhëtarësh janë përplasur me njëri-tjetrin në Bavari të Gjermanisë.

XS
SM
MD
LG