Ndërlidhjet

Spanja dhe Maroku arrestojnë 4 islamistë të dyshuar


Spanjë - foto arkivi
Spanjë - foto arkivi

Policia e Spanjës dhe e Marokut kanë arrestuar katër persona, të dyshuar për rekrutimin e militantëve potencialë për të luftuar në Siri dhe Irak ose për të kryer sulme në Spanjë dhe Marok, ka bërë të ditur Ministra e Brendshme në Madrid.

Tre spanjollë janë arrestuar në enklavën spanjolle Ceuta në veri të Afrikës dhe një maroken është arrestuar në qytetin Nadro të Marokut, në kuadër të një operacioni të përbashkët midis dy vendeve.

Përfshirë arrestimet e sotme, Spanja, këtë vit, ka arrestuar 12 veta për lidhje të dyshuara me militantët islamikë.

Në vitin 2015, autoritetet spanjolle kanë arrestuar 120 njerëz, nën akuzat se kanë pasur lidhje me grupin militant Shteti Islamik – që do të thotë dy herë më shumë se në vitin paraprak.

Ceuta është njëri nga dy territoret spanjolle në bregdetin maroken; tjetri është Melilla.

XS
SM
MD
LG