Ndërlidhjet

BE e shqetësuar për një krizë të mundshme humanitare me migrantë


Një migrante nga Siria, duke pritur në zonën kufitare në Gjevgjeli, Maqedoni, më 23 shkurt 2016
Një migrante nga Siria, duke pritur në zonën kufitare në Gjevgjeli, Maqedoni, më 23 shkurt 2016

Bashkimi Evropian thotë se po bën plane për tu përballur me një krizë të mundshme humanitare, në kohën kur kufizimet kufitare po i ndalojnë migrantët që të udhëtojnë nëpër Ballkan.

Përmes një deklarate të përbashkët, të martën, komisioneri për Migrim i BE-së, Dimitris Avramopoulos dhe ministri holandez për Migrim, Klaas Dijkhoff, shprehën shqetësimin e tyre lidhur me “zhvillimet nëpër rrugët e Ballkanit dhe krizën humanitare, e cila mund të shtrihet në disa vende, veçanërisht në Greqi.”

Maqedonia ndaloi hyrjen e afganëve më 22 shkurt, disa ditë pas hyrjes në fuqi të kontrolleve të reja nga ana e Austrisë.

Athina ka shprehur “pakënaqësi” ndaj BE-së, lidhur me kufizimet që lanë me mijëra migrantë të bllokuar në Greqi.

Ndërkohë, të dhënat e fundit tregojnë një rritje të lartë të numrit të migrantëve dhe refugjatëve që po arrijnë përmes detit në Itali dhe Greqi.

XS
SM
MD
LG