Ndërlidhjet

Incident me viktima në një termocentral në Angli


Ilustrim
Ilustrim

Shërbimet e Emergjencës thanë të martën se janë duke u përballur me një incident në një termocentral britanik.

BBC ka raportuar se aty ka ndodhur një shpërthim dhe se ka edhe viktima.

Policia njoftoi se punëtorët e Emergjencës ishin të pranishëm në termocentralin e Didcot, rreth 113 kilometra në perëndim të Londrës, por nuk dhanë hollësi të tjera.

Sipas BBC-së, incidenti ndodhi në Didcot, një termocentral që ishte mbyllur në vitin 2013.

Sipas rrjetit të njohur televiziv, policia ka thënë se ka ndodhur një incident i rëndë dhe se ka edhe viktima. Disa pamje të shfaqura në televizion tregonin se gjysma e një ndërtese të madhe nga vendi i ngjarjes ishte shembur.

XS
SM
MD
LG