Ndërlidhjet

Kerry skeptik për armëpushimin në Siri


Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka thënë se ai nuk mund të jetë i sigurt nëse marrëveshja për armëpushim në Siri do të funksionojë dhe nëse ajo mund të çojë në ndonjë zgjidhje politike për vendin.

Por, në fjalimin e tij para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, të martën, Kerry tha se armëpushimi është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës dhe se është alternativa e vetme e SHBA-së, nëse qëllimi është arritja e një marrëveshjeje politike në Siri.

Senatorja Barbara Boxer nga Kalifornia tha se ajo ka dilema nëse Rusia do ta respektojë marrëveshjen.

‘Mund të jetë edhe ashtu”, ka thënë Kerry.

Ndërsa senatori Bob Corker, kryesues i këtij Komiteti, tha se as ai nuk beson se Rusia do ta respektojë marrëveshjen e armëpushimit. Ai shtoi se Rusia po i përdorë refugjatët si “armë të luftës” kundër Evropës.

XS
SM
MD
LG