Ndërlidhjet

Vjenë: Takim i vendeve të Ballkanit për migrantët


Pamje e migrantëve që e kanë kaluar kufirin nga Sllovenia dhe kanë arritur në Austri
Pamje e migrantëve që e kanë kaluar kufirin nga Sllovenia dhe kanë arritur në Austri

Ministrat nga Austria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor sot takohen në Vjenë, për t’i koordinuar politikat e tyre kufizuese në rritje për migrimin, në periudhën kur ka kritika nga Brukseli dhe Athina.

Austria, në fund të javës së kaluar, i ka implementuar kuotat e reja të hyrjes së refugjatëve, duke shkaktuar kufizime në vendet përgjatë së ashtuquajturës “rrugë ballkanike” të migrantëve, prej kufirit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, raporton agjencia DPA nga Vjena.

Në Vjenë sot ministrat e jashtëm dhe të brendshëm, pritet të diskutojnë për luftimin e trafikantëve të njerëzve dhe për përmirësimin e informacioneve për politikat e tyre në vendet e origjinës së migrantëve potencialë.

Për këtë takim, Austria i ka ftuar ministrat nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bosnjë Hercegovina, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia.

Greqia ka dërguar notë proteste në Vjenë, duke u ankuar se Athina nuk është ftuar.

XS
SM
MD
LG