Ndërlidhjet

Kirgizi: Arrestohen 15 femra të dyshuara se janë militante


Pamje e qytetit Osh në Kirgizi
Pamje e qytetit Osh në Kirgizi

Policia e Kirgizisë thotë se i ka arrestuar 15 femra të dyshuara se janë anëtare të grupit militant të ndaluar, Hizb ut-Tahrir.

Policia tha se arrestimet janë kryer sot në rajonin Osh në pjesën jugore të Kirgizisë.

Autoritetet e Kirgizisë thonë se grupi militant, Hizb ut-Tahrir, luan rol në strategjinë e shfrytëzuar nga al-Kaida dhe militantët e Shtetit Islamik për radikalizimin e të rinjëve dhe rekrutimin e tyre për të luftuar në Siri dhe Irak.

Grupi Hizb ut-Tahrir, që është i jashtëligjshëm në gjithë Azinë Qendrore dhe në Rusi, thotë se është grup paqësor.

XS
SM
MD
LG