Ndërlidhjet

Putin dhe mbreti saudit bisedojnë për luftën në Siri


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe mbreti i Arabisë Saudite, Salman.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe mbreti i Arabisë Saudite, Salman.

Kremlini ka bërë të ditur se presidenti rus, Vladimir Putin, ka biseduar në telefon me mbretin e Arabisë Saudite, Salman, dhe se të dy kanë rënë dakord që të vazhdojnë kontaktet në lidhje me zgjidhjen e konfliktit në Siri.

Luftimet në Siri kanë vazhduar pavarësisht një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, e cila bën thirrje për armëpushim midis forcave qeveritare të Sirisë dhe luftëtarëve opozitarë, nisur nga data 27 shkurt.

Militantët e Shtetit Islamik dhe të Frontit Al Nusra nuk janë pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka paralajmëruar se Uashingtoni është duke konsideruar një plan B për Sirinë, nëse Damasku dhe Moska nuk tregojnë seriozitet për armëpushimin dhe negocimin e tranzicionit politik.

Konflikti civil në Siri ka nisur në vitin 2011.

Mbi 250,000 njerëz janë vrarë në luftime dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë.

XS
SM
MD
LG