Ndërlidhjet

Presidenti i Egjiptit: Militantët deshën të dëmtojnë turizmin dhe lidhjet me Rusinë


Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi.
Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi.

Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi, ka pranuar zyrtarisht për herë të parë se rrëzimi i një avioni rus në gadishullin Sinai, tetorin e kaluar, ka qenë rezultat i “terrorizmit”.

Ai ka thënë se sulmi ka pasur për qëllim të dëmtojë industurinë e turizmit në Egjipt dhe marrëdhëniet e këtij vendi me Rusinë.

Rusia tashmë ka thënë se aksidenti, në të cilin kanë humbur jetën 224 njerëz, është shkaktuar nga një bombë.

Sisi, më herët, i ka cilësuar si “propagandë” pretendimet e militantëve se ata kanë rrëzuar aeroplanin.

Avioni Airbus 321, i operuar nga kompania ruse Metrojet, ka shpërthyer në ajër, mbi Gadishullin Sinai të Egjiptit, më 31 tetor.

Gati të gjithë të vrarët kanë qenë turistë rusë, që kanë fluturuar për në Shën Petersburg nga Sharm el-Sheiku.

“A ka marrë fund terrorizmi? Jo. Çfarë kanë dashur ata që kanë rrëzuar avionin? Vetëm të godasin turizmin? Jo. Edhe të dëmtojnë marrëdhëniet. Të dëmtojnë marrëdhëniet me Rusinë”, ka thënë Sisi në një fjalim televiziv.

XS
SM
MD
LG