Ndërlidhjet

Kuvendi nesër voton presidentin, opozita kalon edhe një natë në shesh


Prishtinë
Prishtinë

Aktivistë dhe mbështetës të opozitës kanë kaluar natën e dytë në Sheshin Skënderbe në Prishtinë, duke u zotuar se do të qëndrojnë atje derisa qeveria të japë dorëheqje.

Opozita është e zemëruar me marrëveshjet që ka nënshkruar qeveria me Serbinë mbi ngritjen e Asociacionit për komunat e banuara me shumicë serbe.

Tensionet i ka shtuar edhe vendimi i djeshëm i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për të thirrur të premten një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të votohet për zgjedhjen e presidentit të ri.

Kandidatë për president janë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Rafet Rama, po ashtu nga kjo parti.

Opozita ka bërë thirrje për protesta të premten.

“Votimi duhet të parandalohet në çdo mënyrë”, ka thënë Albin Kurti, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, subjektit më të madh në opozitë.

PDK-ja, ndërkaq, raportohet se po përgatitet për festë në ditën kur kryetari i saj mund të zgjidhet president.

Kuvendi i Kosovës ka kohë deri më 7 mars të zgjedhë presidentin e ri ose të thërrasë zgjedhje të parakohshme.

XS
SM
MD
LG