Ndërlidhjet

Mustafa apelon për bashkimin e pozitës dhe opozitës


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë thirrje që të bëhen bashkë pozitë e opozitë, për të çuar përpara proceset në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka vlerësuar punën e institucioneve të Kosovës dhe ka përmendur si të arritura nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e Termocentralit Kosova C, marrëveshjet për investime me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e të tjera.

“Më së paku kemi nevojë të ndahemi në patriotë e tradhtarë, në akuzues dhe të korruptuar, sepse njihemi të gjithë. Më së shumti kemi nevojë të punojmë në ndërtimin e institucioneve tona demokratike me njerëz tanë, këta që jemi”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Komentet vijnë në kohën kur aktivistë dhe mbështetës të opozitës janë barrikaduar që dy net para ndërtesës së Kuvendit dhe të Qeverisë në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi me marrëveshjet që ka nënshkruar Kosova me Serbinë, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Tensionet i ka shtuar edhe vendimi i djeshëm i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për të thirrur të premten një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të votohet për zgjedhjen e presidentit të ri.

Kandidatë për president janë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Rafet Rama, po ashtu nga kjo parti.

Opozita ka bërë thirrje për protesta të premten.

XS
SM
MD
LG