Ndërlidhjet

Dy raste me Zika në Republikën Çeke


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët shëndetësorë çekë kanë njoftuar për dy raste të infektuara me virusin Zika në Republikën Çeke.

Ministri i Shëndetësisë, Svatopluk Nemecek, ka thënë se rasti i parë është një burrë që ka qëndruar në Karaibe, ndërsa rasti tjetër një grua që ka vizituar Republikën Domenikane.

Ekspertët shëndetësorë dyshojnë fuqishëm se virusi Zika shkakton defekte në lindje te foshnjat.

Zika, e cila lind nga mushkonja, ka goditur më së keqi Amerikën Jugore, ku mijëra fëmijë kanë lindur me tru të pazhvilluar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur Zikën emergjencë ndërkombëtare shëndetësore më 1 shkurt.

Prej atëherë, raste janë raportuar në disa vende të Evropës, përfshirë Britaninë, Danimarkën, Italinë dhe Spanjën.

XS
SM
MD
LG