Ndërlidhjet

Tifozi i vogël i Messit fiton fanellën e vërtetë


Murtaza Ahmadi
Murtaza Ahmadi

Vogëlushi afgan, i cili është bërë hit i vërtetë në internet pasi ka veshur një fanelle, të bërë nga qesja e plastikës, të futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messi, ka fituar tani fanellën e vërtetë nga vetë ylli i Barcelonës.

Fotografitë e Murtaza Ahmadit, pesë vjeç, me “fanellën e plastikës”, janë postuar online në muajin janar.

Dhurata nga Messi, Murtazait i është dërguar nga Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara – UNICEF.

“Një grua nga UNICEF-i na ka kontaktuar dhe na ka thënë, pak ditë më parë, se Murtaza mund të fitojë një pako nga Messi”, ka thënë babai i Murtazait, Mohammad Arif Ahmadi, nga provinca Ghazni e Afganistanit.

“Ai është i lumtur për këtë dhuratë”, ka shtuar ai.

UNICEF-i në Afganistan ka postuar në ueb-faqen e tij edhe deklaratën e Murtazait, i cili ka thënë: “Unë e dua Messin dhe fanella thotë se edhe Messi më do mua”.

XS
SM
MD
LG