Ndërlidhjet

Të paktën 2 të vrarë e 28 të zhdukur në minierën ruse


Ilustrim
Ilustrim

Të paktën dy minatorë janë vrarë dhe 28 të tjerë rezultojnë të zhdukur në një minierë në veri të Rusisë, pasi një pjesë e strukturës së saj u shemb.

Vorkutaugol, pronari i minierës Severnaya, e cila ndodhet në rajonin verior të Komit, tha përmes një deklarate se 80 minatorë janë shpëtuar dhe ndodhen mbi sipërfaqe, dhe se shpëtimtarët po provojnë që t’i gjejnë edhe personat e tjerë të zhdukur.

Punëtorët e shërbimeve emergjente i kanë thënë agjencisë së lajmeve AFP se miniera është goditur nga një “shpërthim presioni”, por nuk dhanë hollësi të tjera.

Vorkutaugol është pronë e Severstal, një nga kompanitë më të mëdha të minierave dhe çelikut në Rusi.

XS
SM
MD
LG