Ndërlidhjet

Lirohen nga burgu dy gazetarë turq, pas vendimit të Gjykatës së Lartë


Momenti i lirimit të gazetarëve nga burgu
Momenti i lirimit të gazetarëve nga burgu

Dy gazetarë të burgosur për raportimet e tyre në kontrabandën e supozuar të armëve nga ana e qeverisë, për në Siri, janë liruar nga burgu disa orë pasi Gjykata e Lartë e Turqisë vendosi se të drejtat e tyre ishin shkelur.

Kryeredaktori i gazetës Cumhuriyet, Can Dundar dhe përfaqësuesi i kësaj gazete, Erdem Hul, u lëshuan sot nga burgu në periferi të Stambollit.

Ata u pritën nga një grup i madh i përkrahësve.

Gazetarët u patën burgosur në nëntor, disa muaj pasi gazeta kishte publikuar imazhet, të cilat thoshte se janë të kamionëve turq duke çuar municion për militantët sirianë.

Gazeta thoshte se këto imazhe vërtetonin se Turqia po bartte armë te rebelët, një akuzë kjo që mohohet nga qeveria.

Dundar e quajti vendimin e gjyqit një historik.

XS
SM
MD
LG