Ndërlidhjet

FIFA pritet të votojë për presidentin e ri


Ilustrim
Ilustrim

Anëtarët e FIFA-s të premten pritet ta zgjedhin presidentin e ri dhe t’i kalojnë reformat që shpresojnë se do të hapin një rrugë të re shpëtimi nga stuhia e skandaleve, që po simbolizohet me rënien e liderit veteran të këtij institucioni, Sepp Blatter.

Gara për presidentin e ri është shndrruar në një betejë Evropë – Azi, ndërmjet sheikut Salman bin Ebrahim Al Khalifa dhe Gianni Infantinos.

Por, ish-zëvendëspresidenti i FIFA-s, princi Ali bin al Hussein mori një shtytje të premten, duke u përkrahur nga SHBA dhe Australia.

Rezultati është i pasigurt dhe ekspertët thonë se liderët e futbollit nuk do të jenë në gjendje që t’u ikin hetimeve për korrupsion multi-nacional, pavarësisht se do të zgjidhet presidenti i ri.

Blatter, 70 vjeç, do të mungojë në kongresin e jashtëzakonshëm në Zyrih.

Policia zviceriane arrestoi zyrtarë të FIFA-s në Zyrih, dy ditë para ri-zgjedhjes së tij në majin e vitit të kaluar.

Që atëherë, Blatter është përjashtuar nga futbolli për gjashtë vite për shkelje të etikës dhe mund të përballet me akuza penale.

XS
SM
MD
LG