Ndërlidhjet

Prishtinë: Dega e I-rë i dënon sulmet kundër zyrave të LDK-së


Dega e I-të e Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se “mbrëmë në mënyrë të organizuar, pothuajse në të njejtën kohë, u sulmua dhe u demolua” selia e kësaj dege, disa seli të degëve të LDK-së dhe selia qendrore, nga “banditë dhe rrugaçë, njerëz të kaosit, anarkisë dhe dhunës”.

Dega e I-të thotë se i dënon ashpër këto sulme dhe thekson se “sulmuesit nuk është vështirë të gjenden”.

Mëtutje, në njoftimin e sotëm të kësaj dege, theksohet se sulmuesit “janë në mesin e atyre që për muaj të tërë po dëmtojnë, po shkatërrojnë dhe dhunojnë qytetin e Prishtinës, ata që po e dëshirojnë shkatërrimin dhe zhbërjen e shtetit”.

Dega e I-të e LDK-së kërkon nga organet kompetente që sa më pari t’i identifikoj dhe t’i dërgoj para drejtësisë “këta shkatërrues të shtetit”.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka marrë raporte për dëmtime të zyrave të LDK-së në Prishtinë dhe në disa qytete të tjera të Kosovës dhe se po zhvillohen hetime.

XS
SM
MD
LG