Ndërlidhjet

Merkel bën thirrje për unitet për krizën me refugjatë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka kërkuar liderëve evropianë që ta gjejnë një zgjidhje të përbashkët, lidhur me krizën e vazhdueshme me refugjatë.

Në një intervistë dhënë televizionit ARD, të dielën, Merkel ka thënë se nuk ekziston një “plan B”, nëse liderët dështojnë të pajtohen me Turqinë rreth mënyrës së ngadalësimit të rrjedhjes së refugjatëve nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vendet e tjera, për në Evropë.

Ajo gjithashtu tha se Evropa nuk mund ta lejojë Greqinë, një vend që së fundmi ka pranuar një ndihmë të madhe nga BE-ja, që të shkaktojë “kaos”, duke i mbyllur kufijtë e saj.

Megjithatë, Merkel shtoi se ajo është “shumë optimiste” që Evropa do të qëndrojë e bashkuar dhe të përballet me krizën.

“Kjo është një fazë e rëndësishme në historinë tonë”, ka thënë Merkel.

Liderët evropianë dhe ata turq pritet të takohen me 7 mars, për të diskutuar rreth krizës, e cila solli më shumë se 1 milion njerëz në Evropë, gjatë vitit 2015.

XS
SM
MD
LG