Ndërlidhjet

Të paktën 30 të vrarë nga dy shpërthime në Somali


Ilustrim
Ilustrim

Të paktën 30 njerëz janë vrarë në dy sulme të njëpasnjëshme me bombë, në Somali, në qytetin Baidoa, njoftoi të hënën qeveria rajonale.

“Numri i të vdekurve ka arritur në 30 njerëz – të gjithë janë civilë – dhe 61 të tjerë janë lënduar, në mesin e të cilëve 15 të lënduar rëndë”, ka thënë guvernatori i rajonit Bay, Abdurashid Abdulahi.

Fillimisht, një veturë bombë goditi një restaurant të njohur, në një zonë të ngarkuar, pasditen e së dielës, ndërsa një sulmues vetëvrasës hyri në mesin e njerëzve që po përpiqeshin të iknin nga shpërthimi.

Xhihadistët e grupit Shebab, që kanë lidhje me Al-Qaedan, e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG