Ndërlidhjet

Kremlini thotë se “procesi po vazhdon” në Siri, por nuk është i lehtë


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Kremlini tha të hënën se “procesi po vazhdon” në ndaljen e armiqësive në Siri, edhepse që nga fillimi ishte e qartë se kjo gjë nuk do të ishte e lehtë.

“Liderët e shteteve, presidentët e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, e kanë theksuar që nga fillimi se rruga drejt ndaljes së armëpushimit nuk do të jetë e lehtë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një konferencë për medie.

“Por, në të njejtën kohë, është shumë me rëndësi që kjo marrëveshje për armëpushim të arrihet”, tha ai. “Procesi është duke vazhduar”, ka shtuar Peskov.

XS
SM
MD
LG