Ndërlidhjet

Gjermania shqyrton ndalimin e një partie ekstremiste


Nga një marshim anti-islamik në Drezden...
Nga një marshim anti-islamik në Drezden...

Gjykata më e lartë në Gjermani është duke konsideruar për të ndaluar ose jo Partinë Demokratike Kombëtare, e cila i përket ekstremit të djathtë.

Dhoma e Lartë e Parlamentit Federal, apo Bundesrat, ka çuar rastin në Gjykatën Kushtetuese në qytetin Karlsruhe.

Peticioni argumenton se Partia Demokratike Kombëtare është raciste dhe anti-semite dhe se përbën kërcënim për rendin demokratik të Gjermanisë.

Një përpjekje e mëparshme për të ndaluar Partinë Demokratike Kombëtare ka dështuar në vitin 2003, pasi gjyqtarët kanë hedhur poshtë dëshmitë e prezantuara nga agjentë shtetërorë, të cilët kanë infiltruar partinë.

Partia Demokratike Kombëtare nuk është e përfaqësuar në nivel kombëtar, por ka anëtarë në asamblenë e shtetit Meklenburg-Vorpomern.

Ajo ka po ashtu një ulëse në Parlamentin Evropian, e cila mbahet nga ish-kryetari i partisë, Udo Voigt.

Anëtarët e Partisë Demokratike Kombëtare u janë bashkuar marshimeve anti-islamike, të organizuara nga organizata djathtiste Pegida, me seli në Drezden.

XS
SM
MD
LG