Ndërlidhjet

Vriten tre ushtarë të Ukrainës, plagosen pesë


Luhansk, Ukrainë
Luhansk, Ukrainë

Ukraina ka bërë të ditur se tre shërbyes të saj ushtarakë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në lindje të vendit.

Një zëdhënës i ushtrisë në rajonin lindor të Luhanskut ka thënë se tre ushtarë janë vrarë dhe dy janë plagosur kur makina e tyre ka hasur në një minë, në autostradën midis fshatrave Novotoshkivske dhe Hirne.

Një tjetër zëdhënës ushtarak në Kiev ka thënë se tre ushtarë të tjerë të qeverisë janë plagosur në shkëmbim zjarri me separatistët pro-rusë, pranë rajoneve Luhansk dhe Donjeck.

Luftimet midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe rebelëve pro-rusë kanë vrarë mbi 9,100 veta qysh në prill të vitit 2014.

Marrëveshja e Minskut për Paqe, e nënshkruar një vit më parë, ka ndihmuar në reduktimin e dhunës, por përleshjet kanë vazhduar.

XS
SM
MD
LG