Ndërlidhjet

Vizita e zyrtarëve te migrantët


Vizita e zyrtarëve te migrantët
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:20 0:00

Ministri i brendshëm maqedonas arriti të shohë nga afër krizën e migrantëve në Maqedoni, vend ky që ka filluar të vendosë limite strikte të numrit të njerëzve që po e kalojnë kufirin. Oliver Spasovski iu bashkua në këtë vizitë kryeministrit sllovak, Robert Fico dhe ministrit të tij të brendshëm, Robert Kalinak, për ta parë nga afër kampin në Vinojug. Ky kamp ndodhet në anën e Maqedonisë, në kufirin e saj me Greqinë. Spasovski tha se numri i refugjatëve që do të lejohen të kalojnë në Maqedoni do të varet nga numri i atyre që pranohen nga Serbia dhe vendet e tjera, në të ashtuquajturën “Rruga e Ballkanit”. I pyetur se sa do të jetë kjo shifër në baza ditore, Spasovski tha se ende nuk është vendosur saktë. Gjatë kësaj vizite, refugjatët nga ana greke e kufirit bërtisnin: “Hapni kufijtë, ne vetëm duam të kalojmë nëpërmjet vendit tuaj”.

XS
SM
MD
LG