Ndërlidhjet

Në Iran do të ndërtohet hoteli i parë luksoz nga një operator i huaj


Ilustrim
Ilustrim

Një operator hotelesh spanjoll tha se planifikon që të hapë një hotel në bregdetin iranian, në fillim të vitit të ardhshëm.

Melia Hotels International tha sot se prona prej 5 yjeve do të ndërtohet në një kullë të gjatë prej 130 metrash, në Detin Kaspik.

Hoteli Gran Melia Ghoo, i cili pritet të ketë pishina, bare, dhe qendra rekreacioni, do të jetë pjesë e një distrikti të ri, që po ndërtohet në resortin e Salman Shahr.

Ky hotel pritet të jetë prona e parë luksore, që menaxhohet nga një kompani e huaj në Iran, që nga koha kur Revolucioni Islamik detyroi kompanitë e huaja që të iknin në vitin 1979.

XS
SM
MD
LG