Ndërlidhjet

Masë mbikëqyrëse të miturës nga Vitia që mori rrugën drejt Sirisë


Ilustrim
Ilustrim

Nën dyshimet se e mitura A.S. kishte marrë rrugën drejt Sirisë, një trup gjykues i Departamentit për të Mitur të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka marrë aktvendim që asaj t’i shqiptoj masën edukative: mbikëqyrja e shtuar nga ane organit të kujdestarisë.

Kjo masë, sipas një komunikate të lëshuar për media nga Gjykata Themelore në Gjilan, i shqiptohet të miturës në kohëzgjatje prej një viti me detyrime të veçanta, sigurimin e largimit të miturës nga çfarëdo ndikimi negativ, ofrimin e zgjedhjeve të mundshme për ndonjë problem që mund të shfaqet në jetën e saj.

“E mitura A. S. shqiptare nga Komuna e Vitisë, më 28 mars 2015, me shoqen Q. Z. (tani e ndjerë), në vijën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, janë kapur në flagrancë duke e kaluar kufirin në mënyrë ilegale, në mënyrë që nga Aeroporti i Shkupit me aeroplan të udhëtojnë për në Republikën e Turqisë dhe pastaj të vazhdojnë rrugën për në Siri, me qëllim që të i bashkëngjiten organizatës terroriste ISIS”, thuhet në komunikatë.

Një veprim i tillë i të miturës, bie ndesh me Ligjin që ndalon dhe sanksionon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja.

XS
SM
MD
LG