Ministri i jashtëm i Gjeorgjisë, Mikheil Janelidze, thotë se pret që Bashkimi Evropian do ta liberalizoj regjimin e vizave për shtetasit e këtij vendi deri në fund të muajit qershor.
Janelidze i tha sot Radios Evropa e Lirë se propozimi për udhëtim pa viza më 8 mars do t’i tregohet Komisionit Evropian.
Liberalizimi i vizave për shtetasit e Ukrainës dhe të Gjeorgjisë ishte pothuajse paralel, por këtë javë Komisioni Evropian ka sinjalizuar se procesi për Gjeorgjinë mund të përshpejtohet.
Një zyrtar i Bashkimit Evropian i tha Radios Evropa e Lirë se ka shqetësime serioze për procesin për Ukrainën, për shkak të jostabilitetit politik në Kiev dhe ritmit të ngadalshëm të reformave në Ukrainë.