Ndërlidhjet

UNICEF e brengosur për shëndetin e të burgosurit në Iran


Ilustrim
Ilustrim

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë ka shprehur shqetësime lidhur me shëndetin e një ish anëtari të saj më të vjetër, i cili është burgosur javën e kaluar në Iran.

Baquer Namazi ishte arrestuar më 22 shkurt dhe është dërguar në burgun Evin në Teheran, aty ku ndodhet edhe i biri i tij Siamak, që nga tetori i kaluar. Që të dy kanë edhe nënshtetësi amerikane, edhe iraniane.

Namazi është tani 80 vjeç dhe ishte një ish-guvernator provincial iranian, i cili kishte shërbyer si përfaqësues i UNICEF-it në shumë vende të Afrikës, përpara se të dilte në pension, në vitin 1996.

“Kolegët tanë nga UNICEF-i janë shumë të shqetësuar për shëndetin dhe mirëqenien e Baquer. Ne shpresojmë që ai do të ribashkohet së shpejti me gruan dhe më të dashurit e tij”, thuhet në një deklaratë të UNICEF-it.

XS
SM
MD
LG