Ndërlidhjet

Tusk do të takohet me Erdoganin për të diskutuar rreth krizës me migrantë


Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk do të takohet sot me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për të biseduar lidhur me krizën me migrantë.

Tusk ka thënë se numri i migrantëve që po arrijnë në Bashkimin Evropian, pasi ata po kalojnë përmes Turqisë, është shumë i lartë.

Ai pritet që të kërkojë nga Erdogani më shumë ndihmë lidhur me krizën, një ditë pasi lëshoi një paralajmërim për migrantët ekonomik që të qëndrojnë larg Bashkimit Evropian.

Vizita e Tusk vjen në fund të turneut të tij diplomatik, që e ka çuar atë nga Vjena në Ballkan dhe Athinë, në përpjekje për t’i koordinuar përpjekjet e përbashkëta për menaxhimin e veprimeve, lidhur me krizën me migrantë.

Liderët nga Turqia dhe Bashkimi Evropian pritet të takohen në Bruksel më 7 mars, në një samit, për të diskutuar rreth krizës me migrantë.

XS
SM
MD
LG