Ndërlidhjet

Dënohet me burg lituanezi pasi kishte spinuar te Bjellorusia


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë në Lituani ka burgosur një ish-zyrtar mjekësor të ushtrisë, pasi e shpalli fajtor se ka spiunuar për vendin fqinj, Bjellorusinë.

Gjykata komunale e Vilniusit e dënoi sot Andrej Osurkov me tre vjet burg, duke sqaruar se Oskurov ishte i paguar nga Minsku, që t’u ofronte atyre informacione lidhur me forcat e armatosura të Lituanisë, shërbimeve inteligjente të Bjellorusisë për pesë vjet me radhë.

Osurkov ishte arrestuar në janar të vitit 2014. Ai u deklarua se është fajtor.

XS
SM
MD
LG