Ndërlidhjet

Liderët e katër shteteve diskutuan për armëpushimin në Siri


David Cameron (majtas), Francois Hollande (në mes) dhe Angela Merkel gjatë një takimi të mëparshëm
David Cameron (majtas), Francois Hollande (në mes) dhe Angela Merkel gjatë një takimi të mëparshëm

Zyra e kryeministrit të Britanisë, David Cameron, ka njoftuar se liderët e Rusisë, Francës dhe Gjermanisë, janë pajtuar se duhet të shfrytëzohet mundësia e krijuar nga armëpushimi në Siri, për të punuar për një proces më substancial paqësor.

Zoti Cameron sot nëpërmjet një konference telefonike ka biseduar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, presidentin e Francës, Francois Hollande, dhe kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Një zëdhënës i kryeministrit Cameron tha se pika kryesore e pajtueshmërisë ishte se ndalja e armiqësive në Siri, që ishte ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, duhet të respektohet, në mënyrë që të krijohet një moment pozitiv për bisedimet paqësore të javës së ardhshme.

Në këtë marrëveshje të ndjeshme ndërmjet forcave të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, që mbështeten nga Rusia dhe grupeve opozitare, nuk përfshihen grupet terroriste, siç janë Shteti Islamik dhe Fronti al-Nusra i ndërlidhur me al-Kaidën.

XS
SM
MD
LG