Ndërlidhjet

SHBA: Ndërprerja e varshmërisë raketore nga Rusia kushton miliarda dollarë


Deborah James
Deborah James

Përfundimi i shpejtë i varshmërisë së Shteteve të Bashkuara nga motorët raketorë rusë për lansimet satelitore ushtarake amerikane, mund të kushtoj deri në 5 miliardë dollarë, ka thënë mbrëmë vonë sekretarja e Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara, Deborah James, gjatë një dëgjimi në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit amerikan.

“Analizat preliminare sugjerojnë se ky tranzicion, do t’i shtonte shpenzimet për 1.5 miliardë e deri në 5 miliardë dollarë”, tha ajo.

Kryesuesi i këtij komiteti, John McCain, dëshiron përfundimin e shpejtë të varshmërisë së Shteteve të Bashkuara nga makinat ruse. Kongresi amerikan e ka miratuar ndalesën e blerjes së motorëve rusë, pasi Rusia e aneksoi Krimenë e Ukrainës, në vitin 2014.

Por, kjo ndalesë më vonë është zbutur për shkak të çmimit të lartë dhe vështirësive në gjetjen e zëvendësimit.

XS
SM
MD
LG