Ndërlidhjet

Kina parasheh betejë të vështirë ekonomike


Kryeministri i Kinës, Li Keqiang.
Kryeministri i Kinës, Li Keqiang.

Kongresi Popullor i Kinës ka vendosur objektivin e rritjes ekonomike të vendit për vitin 2016 në një gamë më të ulët - nga 6.5 përqind deri në 7 përqind.

Kongresi Popullor në Pekin, i cili është ngjarje vjetore, përcakton edhe agjendën ekonomike, edhe politike të vendit.

Sivjet, ai vjen në kohën kur Kina po lufton me rritjen e ngadalshme ekonomike.

Kryeministri Li Keqiang ka mbajtur fjalimin e hapjes, duke paralajmëruar për një “betejë të vështirë” përpara.

“Kina do të përballet me probleme dhe sfida gjithnjë e më të ashpra këtë vit, kështu që duhet të përgatitemi për një betejë të vështirë”, ka thënë Li përpara delegatëve.

Vitin e kaluar, synim i Kinës ka qenë rritja në 7 përqind.

XS
SM
MD
LG