Ndërlidhjet

Papa dënon vrasjen e murgeshave në Jemen


Papa Françesku
Papa Françesku

Papa Françesku ka dënuar vrasjen e 16 njerëzve, përfshirë katër murgesha katolike, në një shtëpi të pleqve në Jemen.

Ai ka thënë se sulmi i së premtes në qytetin Aden ka qenë një “akt i dhunës së pakuptimtë dhe djallëzore”.

Raportet thonë se sulmuesit kanë bërë se gjoja po vizitojnë nënat e tyre, për të arritur qasjen ne shtëpi.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup, ndonëse zyrtarët e Jemenit kanë fajësuar grupin militant Shteti Islamik.

Vatikani, përmes një deklarate, ka thënë se dy prej murgeshave kanë qenë nga Ruanda, një nga India dhe një nga Kina.

Të gjitha viktimat janë qëlluar në kokë dhe kanë qenë me duar të lidhura, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press, duke cituar vëllain e një viktime.

XS
SM
MD
LG